Italiani Michele Pero dokumentoi protestat në Kosovë dhe dhunën e forcave serbe

21 Dhjetor, 2020 - 8:26 pm

Plot momente të vështira për shqiptarët në Kosovë, në fundin e viteve 90-të, janë dokumentuar falë fotografëve e gazetarëve të kohës.

Një prej tyre është Michele Pero, i cili në vitet 1997 dhe 1998 ka dokumentuar protestat e ndryshme dhe arrestimet që kanë ndodhur atëbotë në Kosovë. Këto janë edhe vitet kur dhuna e forcave policore serbe ndaj shqiptarëve kulmoi dhe degradoi deri në luftën që do të pasonte, plot gjak dhe viktima.

Pero ka realizuar edhe ekspozitë me fotografitë e tij nga lufta në Kosovë, të cilat i janë prezantuar shikuesve në disa vende të Evropës si dëshmi e pastër e një lufte të tmerrshme që Serbia e ushtroi në Kosovë deri në momentin kur u dorëzua. / KultPlus.com

Të ngjajshme