Jeta kulturore e veriut ekspozohet në “Marub”, fotot e viteve ‘30-‘70

30 Mars, 2023 - 4:30 pm

E gjithë jeta artistike dhe kulturore e veriut të Shqipërisë dhe kryesisht Kukësit, përgjatë viteve 30-70, erdhi përmes një ekspozite në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Fotot janë të shkrepura nga çifti Safet dhe Gjylzade Dokle, dhe pasi i ruajtën për vite me radhe dhe u kujdesen për to, djemtë Ramadan dhe Melaim Dokle, çuan deri në fund amanetin e prindërve për t’i ekspozuar për artdashësit.

“Ruajtja e fotove ka qenë tmerrësisht e vështirë sepse babai ka filluar fillimisht t’i mbajë nëpër dhoma të ndryshme aty ku kërkonte që lagështia të ishte sa më… edhe dimrit i sillte në kuzhinë, në verë i çonte tek dhoma më e freskët. Dhe kjo vazhdimisht i hapte, i mbyllte, mirëpo ishin shumë dhe rrjedhimisht duhej t’i hapje, t’i mbyllje, t’i pastroje ndonjë që dëmtohej dhe ka qenë shumë, shumë e vështirë. Unë mendoj që gjëja më e vështirë ka qenë edhe mbajtja e shënimeve se çfarë përfaqëson secila fotografi dhe ato janë për mendimin tim flori”, është shprehur djali i çiftit fotograf Melaim Dokle.

Ky koleksion është më i madhi i dhuruar ndonjëherë pas viteve ’90 Fototekës Marubi.

“Më vjen mirë që muzeu Marubi është kthyer prej vitesh në një qendër e rëndësishme për artin në rajon, për fotografinë po ashtu, por edhe si një institucion ku njerëzit e besojnë. Besojnë në faktin se është shumë e rëndësishme që koleksionet të ruhen në mënyrën e duhur. U dhuruan këtu rreth 20 mijë rol firma”, ka thënë Lucian Bedeni, drejtor i Muzeut Kombetar “Marubi”.

Në këtë koleksion fotografik, të kuruar nga Lekë Gjeloshi, dokumentohet një pjesë e rëndësishme e historisë tonë. Safet Dokle, nisi të fotografonte në vitet 40 për të përballuar shpenzimet e studimeve në Vlorë ndërsa më pas, profesionin ia mësoi edhe bashkëshortes së tij./ top chanel / KultPlus.com

Të ngjajshme