Kalendari Albanian Excellence-Zonjat që bëjnë Shqiptarinë 2020 do të promovohet në KultPlus Caffe Gallery

27 Janar, 2020 - 5:26 pm

Kalendari Albanian Excellence-Zonjat që bëjnë Shqiptarinë 2020, do të promovohet në mbrëmjën e 31 janarit në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, në praninë e zonjave që morën këtë titull, gjatë një mbrëmjë Gala të zhvilluar në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar, sipas një ideje dhe realizimi të Qendrës Albanian Excellence, një qendër e cila promovon prej tetë vitesh suksesin shqiptar kudo është.

Ky kalendar i cili botohet për herë të parë me këtë ide, do të promovohet për herë të parë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, një institucion i cili prej disa kohësh është kthyer në një tribunë të promovimit të vlerave më të mira të kulturës shqiptare dhe të shqiptarëve në botë.

Do të jetë një mbrëmje miqësore dhe po ashtu edhe maratonë e historive të suksesit të këtyre zonjave, pjesë e këtij kalendari , të cilat do të tregojnë se cili ka qenë celësi i suksesit të tyre, si dhe i prezantimit të iniciativave të përbashkëta që ato do të mund të organizojnë gjatë vitit 2020. Ideja për të bërë një kalendar me Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, lindi në vijim të punës që Albanian Excellence vijon të zhvillojë në vazhdën e aktivitetit të saj shumë dimensional në përvijimin e suksesit të zonjave shqiptare kudo janë.

Kalendari që bën bashkë këto zonja suksesi, është një hap ndaj më të mirës së kombit tonë, vlerave të pakushtëzuara që këto zonja kanë nga fusha dhe mendime të ndryshme dhe që u bënë së bashku në një natë dhjetori të vitit të kaluar për të marrë jo vetëm vlerë nderi, por për të qenë së bashku edhe në ide, aktivitete, që së bashku do të organizojnë gjatë vitit 2020. Dhe ku më mirë se në një kalendar të një viti ato do të mund të ishin së bashku muaj pas muaji, ditë pas dite, orë pas ore … !!! Veshur me kostumet e krijuara mbi një stil unik mbi kostumet popullore te juglindjes së Shqipërisë, të Bela Macit, por dhe me kostume popullore autentike që vijnë nga treva të ndryshme të Shqiptarisë, disa nga Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, pozuan natyrshëm përpara aparatit të fotografit zyrtar të Albanian Excellence, Olsi Beci , përpara Arbërie Etehemi përtej Atlantikut, por dikush dhe përpara njerëzve të dashur. Pozuan në muret antike të amfiteatrit me vlera të papërsëritshmë në Durrës, në një koncert, në një kulm shtëpie,buzë një liqeni që është si në përrallë , për të qënë bashkë në vitin 2020, në 12 muaj e në 360 ditë. Albanian Excellence, një qendër modeste , ka si objeksion të sajin evidentimin e vlerave më të mira të kombit tonë të stërlashtë por të brejtur nga hakërima dhe brenga të shumta. Në tetë vitet e jetës së saj deri më tani më 10 botime, ajo ka ditur të tregojë se është në udhë të mbarë në evidentimin dhe fuqinë e madhe që ka vlera shqiptare kudo është. I ka treguar thjesht sic është vlera dhe fuqia që di të japë ajo . Ashtu si edhe ky kalendar që fton të jemi së bashku në aureolën e dinjitetit dhe të vlerës që dinë të japin Zonjat shqiptare kudo që ato janë . Mbrëmja me zonjat do të mbahet më 31 janar, në KultPlus Caffe Gallery, në ora 19:00./KultPlus.com

Të ngjajshme