Kështu do të duket Prishtina e Vjetër (FOTO)

18 Gusht, 2019 - 11:54 pm

Ferizi+Ferizi Architects e ka fituar para disa viteve projektin për Prishtinën e Vjetër, dhe realizimi i saj pritet të ndodhë shpejt, shkruan KultPlus.

Ernest Ferizi, njëri nga arkitektët e këtij projekti që përfshinë një shtrirje të madhe të Prishtinës së Vjetër ka bërë të ditur se projekti i tyre tash duhet të shkojë në ndërtim.

Ai ka thënë për KultPlus tashmë hapi i radhës është  tenderimi i një  Kompanie për Ndërtim.

“Do të jetë një kompleks shumë i mirë për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ferizi. Më poshtë keni disa nga fotografitë e këtij kompleski që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por duke ruajtur Prishtinën e Vjetër, pjesë edhe që identifikon këtë qytet./ KultPlus.com

Të ngjajshme