Këta janë veteranët e gazetarisë kosovare

26 Shtator, 2019 - 5:16 pm

Duhet kujtuar gjithmonë ata që shënuan historinë.

Sot po i kujtojmë veteranët e gazetarisë kosovare, me anë të një fotografie të tyre të përbashkët.

Shemsi Mehmeti, Sedat Dida, Zhika Ajdaniqi, Mustafa Shala, Haki Hoxha dhe Gjeto Leka janë ndër të parët që shënuan gazetarinë në Kosovë.

Shemsi Mehmeti, shembull, vdiq në vitin 2015-të. Ai për shumë vite punoi në të përditshmen “Rilindja”. Sedat Dida, i cili konsiderohet edhe si babai i gazetarisë kosovare, punoi si mësues e inspektor shkollash dhe pastaj edhe nënkryetar i rrethit të Suharekës, prej nga më 1948 emërohet drejtor i gazetës “Rilindja”, në Prishtinë, e cila kishte filluar të dilte vetëm tri vjet më parë, në qytetin e tij të lindjes, shkruan KultPlus.

Brezat e gazetarëve  të “Rilindjes”, që s’ekziston më, e kujtojnë si njeriun i cili me shembullin e vet ua mësoi jo vetëm profesionin, por edhe moralin.

Gjeto Leka ishte redaktor dhe gazetar në RTP. Në vitin 1966 ai intervistoi Fadil Hoxhën, në emisionin e parë televiziv në gjuhën shqipe në Televizionin e Beogradit.

Shemsi Krasniqi

Marrë parasysh se gazetaria në Kosovë vuajti poashtu ndër vite nga regjimi serb, duhet njohur e çmuar sakrifica e këtyre individëve për mos ta ndalur misionin e shenjtë të informimit. / KultPlus.com

Sedat Dida dhe Nadire Dida

Të ngjajshme