Kopshte përrallash në miniaturë, të veçanta e të mahnitshme

6 Tetor, 2020 - 9:01 am

Kopshtet e mahnitshme të përrallave do të jenë tashmë në një vazo lulesh në shtëpinë tuaj.

Artisti që i krijoi tregon se filloi t’i punonte gjatë periudhës së karantinës.

“Gjatë kësaj periudhe karantine, unë kam pasur mundësinë të mësoj dhe të përjetoj procesin e mrekullueshëm të bërjes së kopshteve të bimëve miniaturë në shtëpi. Mini kopshtet e mia janë kryesisht të frymëzuara nga koncepti vizual i përrallave të ndryshme, kështu që unë i quaj ato “Kopshte përrallash”, tha ai.

“Për të bërë të gjalla “Kopshtet e përrallave” të mia, duhet gjithashtu të bëj mobilie dhe pajisje. Shumica e këtyre gjërave janë bërë nga materiale natyrore të tilla si degëza, degë, madje edhe pjesë të thata të bimëve të caktuara”, tha ai.

Ai tregon se i gjithë procesi është vërtet relaksues dhe aspak lodhës pasi ai e shikon me shumë pasion dhe dashuri/TCH/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme