Kryevepra e themeluesit të Microsoft-it pritet të shitet në ankand për 1 miliard dollarë

14 Tetor, 2022 - 4:30 pm

Kryeveprat e disa prej piktorëve më të njohur të artit janë ekspozuar përpara ankandit që pritet të jetë më i madhi në histori.

Në Nju Jork, muajin e ardhshëm, shitjet në ankand pritet të arrijnë një rekord prej 1 miliard dollarësh.

Disa nga punimet i përkisnin Paul Allen, bashkëthemeluesit të Microsoft, i cili vdiq në vitin 2018.

Allen, shpesh i jepte hua thesaret e tij, disa kritikë të artit kanë frikë se ankandi mund të bëjë që veprat të fshihen nga publiku për dekada, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Piktura nga Lucian Freud, Francis Bacon, Paul Cezanne dhe David Hockney shfaqen në koleksionin, i cili është duke u shitur në ankand nga Christie’s.

150 veprat do të ekspozohen për publikun në javët e ardhshme në degët e Christie’s në mbarë botën, përpara se të dalin në ankand në Nju Jork më 9 dhe 10 nëntor.

Katërmbëdhjetë nga pikturat do të ekspozohen në Londër këtë fundjavë, ndërsa ekspozita të tjera do të zhvillohen në Paris, Los Angeles dhe Shangai./ KultPlus.com

Të ngjajshme