займ на карту онлайн потребительский кредит

Kultura dhe historia e Tiranës ”udhëton” në Universitetin e Sofjes

Tetor 14, 2019 - 5:00 pm

Ekspozita “Hello, my name is Tirana” pas suksesit në Muzeun e Bukureshtit, Rumani dhe në Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë do të hapet edhe në Universitetin e Sofjes më 21 tetor.

“Hello, my name is Tirana” është një ekspozitë fotografike e përgatitur nga Muzeu Historik Kombëtar me 40 foto të periudhave të ndryshme të qytetit që prej vitit 1920 që u shpall kryeqytet i Shqipërisë.

Ekspozita, pasi të hapet në ambientet e Universitetit të Sofjes do të udhëtojë edhe drejt qytetit të Varnës në Bullgari.

Kjo është një ekspozitë e veçantë, që nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti.

Publiku bullgar do të ketë mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por edhe ana etno-kulturore e një populli./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme