Kur fati luan me kryeveprat e artit

25 Shtator, 2019 - 10:30 pm

Kryevepra e humbur e italianit Cimabue me vlerë më shumë se 6 milion dollarë, gjenden në kuzhinën e një gruaje franceze

Arti vazhdon të befasojë. Bota po njihet gjithnjë e me më shumë me ato thesare, të cilat janë zhdukur në mënyrë të mistershme, ose kanë mbetur pa dijeninë e zotëruesve të tyre si vepra “të pavlera”. Por fati gjithnjë surprizon, si me këtë punë kaq të vlertë, të cilën zotëruesja e pretenduar, e kishte varur në kuzhinën e saj, pa ditur jo vetëm për vlerën e vërtetë, por as për autorin e vërtetë dhe se si kjo kryevepër ka përfunduar, nderur mbi një gozhdë në ambintet e një shtëpie.
Një kryevepër e humbur nga piktori fiorentine i shekullit të 13-të, Cimabue , është gjetur në një kuzhinë afër Parisit, lajmi ky është. Siç dihet, Cimabue (1240 – 1302), autor i të cilit është kjo pikturë, i njohur edhe si Cenni di Pepo, ishte një piktor italian mozaikësh. Megjithëse ishte i ndikuar shumë nga modelet bizantine, Cimabue përgjithësisht vlerësohet si një nga piktorët e parë të mëdhenj italianë, që shkëputet nga stili italo-bizantin. Ndërsa arti mesjetar atëherë trajtonte skena dhe forma që shfaqeshin relativisht të sheshta dhe shumë të stilizuara, figurat e Cimabue përshkruheshin me përmasa më të përparuara jetësore dhe dritëhije, ndryshe nga artistët e tjerë të kohës së tij. Sipas piktorit dhe historianit italian Giorgio Vasari, Cimabue ishte mësuesi i Giotto, artisti i parë i madh i Proto-Rilindjes Italiane. Sidoqoftë, shumë studiues sot kanë tendencë të rrëzojnë pretendimin e Vasarit, duke cituar burime të mëparshme që sugjerojnë mendime të tjera.
Piktura e gjetur, e titulluar “Christ Mocked”, pritet të kapë si vlerë fillestare deri në 6 milion Euro, ose 6.59 milion dollarë, në një ankand muajin e ardhshëm. Kjo vlerë është saktësuar pasi është vërtetuar nëpërmjet analizave, ekzaminimeve dhe testeve origjinaliteti i veprës.
Një grua e moshuar franceze nga qyteti i Compiegne kishte mbajtur veprën e rrallë të artit varur në kuzhinën e saj, duke e hamendësuar atë thjeshtë si një ikonë fetare greke-, tha Montcouquil. Pronarja nuk e dinte se nga erdhi piktura e dimensioneve 25.8 x 20.3 centimetër, shtoi ai.
“Nuk u desh shumë kohë për të parë se ishte një vepër arti nga piktori italian Cimabue. Ai është një baba i pikturës, kështu që ne e njohim punën e tij shumë mirë,” i tha Montcouquil për CNN.
“Ka vetëm njëmbëdhjetë piktura të tij në botë – ato janë të rralla”. Montcouquil tha gjithashtu se puna është pjesë e një angazhimi krijues të bërë në vitin 1280, kohë kur artisti pikturoi tetë skena të përqendruara të pasionit dhe kryqëzimit të Krishtit.
Stili i pikturës, sfondi i artë dhe gjurmët e kornizës së vjetër ndihmuan ekspertët që të identifikojnë pikturën si pjesë të triptikut, sipas një njoftimi për shtyp nga ankandi Acteon.
Shtresa piktoreske mbetet në “gjendje të shkëlqyeshme” përkundër grumbullimit të pluhurit, nënvizon burimi. /AlbertVataj /KultPlus.com

Të ngjajshme