KYC hap ekspozitën “Qendra Rinore Ideale”, synojnë të promovojë nevojën e hapësirave rekreative për të rinjtë

12 Dhjetor, 2022 - 12:04 pm

Këshilli Rinor Kosovar (KYC) është organizatë e cila funksionon që nga viti 1999 e cila ka për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit në vend dhe angazhimin e rinisë nëpër aktivitete jashtë-shkollore.

KYC ka aspiruar të veprojë dhe të ndërtojë një shoqëri civile përmes krijimit dhe mbështetjes së organizatave rinore, angazhimit të të rinjve dhe grave në proceset e ndryshimit, zhvillimit të kapaciteteve të tyre, përfaqësimit të zërit të tyre, promovimit të edukimit të vetëorganizuar dhe mbështetjes së zhvillimit të politikave rinore.

Së fundmi KYC këtë qëllim është duke e implementuar përmes projektit EYE ON i financuar nga Ambasada e Kanadës (CFLI), me qëllim të monitorimit të premtimeve të bëra për të rinjtë nga partitë fituese gjatë zgjedhjeve të fundit komunale, raportimi i punës së bërë deri më tash përmes një raporti i cili është në fazën e fundit të publikimit dhe implementimin e aktiviteteve për promovimin e nevojave të të rinjëve të dalluara nga ky raport.

KYC në rrjedhën e implementimit të këtyre aktiviteteve më datën 20 Dhjetor në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare do të vendosë një punim i cili do të paraqesë një shembull se si duhet të duket një qendër rinore për të rinjtë e komunës së Prishtinës. Punimi ka për qëllim të promovojë nevojën e hapësirave rekreative për të rinjtë dhe shërbimet që atyre ju nevojiten në to.

Ky aktivitet do të mbahet më datë 20 Dhjetor, prej orës 12:00, në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinës. / KultPlus.com

Të ngjajshme