Lekë Tasi dhe pikturat e një shpirti të lirë autodidakt

10 Janar, 2018 - 7:47 pm

Pikturat e tij dallohen, dhe dhurojnë për shikuesin një emocion të veçantë.

Një artist i fushave të ndryshme artistike, Lekë Tasin nuk e harrojmë dot kur flasim për pikturën. Një muzikant por me aktivitet kryesor pikturën, Lekë Tasi mbetet ndër piktorët më të mirë shqiptarë.

Megjithëse autodidakt, Tasi ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Me kthimin e tij, pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në vitet 1992, 2003, 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve; një ekspozitë personale në Pejë, “Galeria Exit” – 2005, si dhe disa ekspozita kolektive në Tiranë dhe Durrës.

Sot po i sjellim disa piktura të Tasit, i lindur më 1929, dikur çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës, ku u largua nga puna për shkaqe politike në vitin 1967.

?

Punimet e tij të para ishin realiste, por pas viteve ’70 të shekullit XX, ai ndikohet nga ekspresionizmi dhe nga mjeshtrit botërorë modernë dhe postmodernë. Në punimet e pas viteve ’90 artisti Tasi preferoi kompozime shumëfigurëshe, që paraqiten gjithmonë në lëvizje dhe brenda tyre ndjehen dhe elementë të dadaizmit. Tek punimet e tij ndjehet prirja për ti vizatuar figurat sipas imagjinatës së tij, të cilat përshkohen nga transparenca koloristike edhe pse të realizuara me ngjyra vaji.

Me vendosjen e demokracisë në Shqipëri, më 1991 emërohet inspektor në Sekretariatin e Fesë në Këshillin e Ministrave, ku shërben deri në 1998. Pas vitit 1998 jeton si artist i lirë ku merret me pikturë dhe letërsi. / KultPlus.com

Të ngjajshme