Ludo Kuipers, i cili realizoi disa foto të Pejës në vitin 1969, rikthehet në këtë qytet

10 Tetor, 2018 - 10:30 pm

Fotografi Ludo Kuipers, i cili ka realizuar këto dhe shume fotografi të tjera të qytetit të Pejës në vitin 1969, është rikthyer përsëri në këtë qytet.

Fotografi dhe studiuesi i njohur holandez, Ludo Kuipers, në vitin 1969 pati vizituar Pejën. Në këtë qytet ai pati realizuar një mori fotografish të cilat sot shpalosin historinë e atyre viteve.

Ludo Kuipers, i cili përmes fotografive tregon gjallërinë e qytetit, është rikthyer në Pejë pas 49 viteve. Në mesin e vizitave që ai bëri në këtë qytet ishte edhe vizita e tij në Muzeun e Pejës, muze ky i cili gjendet edhe në fotografitë e tij./ KutlPlus.com

Të ngjajshme