Lumbardhi mirëpret ekspozitën “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945-1989”

1 Nëntor, 2018 - 1:30 pm

Fondacioni Lumbardhi dhe Iniciativa për Histori Gojore do të bëjnë hapjen e ekspozitës, “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945-1989” e realizuar me pjesëmarrësit e projektit Prizren Urban Memoryscapes, shkruan KultPlus.

Projekti Prizren Urban Memoryscapes është konceptualizuar përmes partneritetit në mes të Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore, në bashkëpunim me Ambasadat Franceze dhe Gjermane.

I nisur përmes një thirrjeje të hapur në Mars të vitit 2018, projekti ka përfshirë trajnime në metodologjinë e historisë gojore, arkivim digjital dhe komunikim të arkivave, përderisa të gjeturat e hulumtimit janë kontekstualizuar në një varg punëtorish dhe trajnimesh që ia dhanë ekspozitës formën e saj finale.

Ekspozita hapet me 2 Nëntor në Kinemanë Lumbardhi dhe mund të vizitohet deri më datën 25 Nëntor, 2018.
Agjenda:

16:00 – 16:30 Fjalimet hyrëse:
Z. Ares Shporta, Drejtor i Fondacionit Lumbardhi
Znj. Erëmirë Krasniqi, Drejtore e Iniciativës për Histori Gojore
Z. Didier Chabert, Ambasador i Republikës se Francës
Z. Christian Heldt, Ambasador i Republikës Federale te Gjermanisë
16:30 – 17:00 Koktej Rasti dhe Hapja e Ekspozitës

Prizren Urban Memoryscapes është mbështetur nga Fondi Franko-Gjerman për Kulturë, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane dhe Komuna e Prizrenit./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme