‘Lumturi Blloshmi. Nga e Para’, vjen ekspozita retrospektivë e autores në GKK

22 Gusht, 2023 - 10:02 am

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, vjen ekspozita retrospektivë e artistes Lumturi Blloshmi, “Lumturi Blloshmi. Nga e Para”, shkruan KultPlus.

Kjo është ekspozita e parë retrospektivë e artistes Lumturi Blloshmi (1944–2020) në Kosovë dhe gjithashtu ekspozita pasuese e prezatimit të saj të suksesshëm në Bienalen e 59-të Venecias si pjesë e pavjonit shqiptar në 2022.

“Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosova është institucioni i parë që e mirëpret këtë ekspozitë retrospektive, akoma më të zgjeruar dhe detajuar të veprave të një ndër artisteve më të rëndësishme shqiptare duke i prezantuar publikut një pjesë domethënëse të krijmitarisë së saj më shumë se gjysëm-shekullore”, thuhet në postimin e MKRS në facebook.

Ekspozita do të përmbajë vepra të Blloshmit nga vitet e 60-ta të deri në vitin 2000, që përfshin përfshin autoportrete, peizazhe, portrete, kompozime në pikturë, fotografi e instalacione që flasin për thelbin estetik dhe realitetin personal të Blloshmit, po aq sa flasin dhe për kontekstin specifik politik dhe social në të cilin u krijuan.

Kuratore e kësaj ekspozite është Adela Demetja, ndërsa Regjisor është Tin Tin Dirdamal

Artisti i mediave interaktive: Alexander Walmsley

Arkitekte e ekspozitës: Dea Buza / Apparatstudio

Dizajni: Joreld Dhamo / Parallel Studio

Ekspozita është realizuar me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe hapja e saj do të bëhet më 1 shtator në GKK./KultPlus.com

Të ngjajshme