Manifestimi kulturor “Lidhja na Bashkon” vjen me një paketë aktivitetesh

28 Maj, 2019 - 1:00 pm

 

Manifestimi kulturore “Lidhja na Bashkon” vjen me edicionin e VI me radhë, përcjellë KultPlus.

Hapja zyrtare e këtij manifestimi bëhet në ora 18:00 me një fjalë përshëndetëse nga Selam Sulejmani, kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”.

Gjithashtu një fjalë rasti do ta mbaje edhe përfaqësuesi/ja e Komunës së Tetovës, përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës të RMV-së, prof. Dr. Zeqirja Idrizi – Referat përkujtimor për veprimtarët tetovarë, pjesëmarrës në ngjarjen historike të Lidhjes së Prizrenit, ku pas këtyre fjalëve do të ketë edhe një pikë muzikore në piano dhe violinë.

Gjithashtu, në orën 18:30 do të bëhet edhe ndarja e çmimit kombëtar “Ali Vokshi”. Çmimi kombëtar “Ali Vishko”  jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko”  u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, për kontribut të shquar dhe për arritjet me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, të shkencës dhe të kulturës shqiptare.

Ndërsa, prof. Xhelal Zejneli do të lexoj një referat për laureatin e vitit 2019. Tutje do të ketë një pikë artistike  në flaut.

Në ora 18: 45 ky manifestim vazhdon me orën letrare ku marrin pjesë poetë, përkatësisht shkrimtarë të njohur të cilët do t’i lexojnë poezitë e tyre si dhe nxënës e studentë të cilët do t’i deklamojnë poezitë e poetëve të njohur të letërsisë shqiptare dhe të letërsisë botërore.

Ora 19: 15 është caktuar për ndarjen e mirënjohjeve. Mirënjohje do t’u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e kulturës, të gjuhës dhe të historisë, që kanë punuar për afirmimin e vlerave atdhetare dhe që kanë vepruar me përkushtim për arritjen e aspiratave kombëtare.

Krejt për fund do të jepet edhe një pikë muzikore me çifteli duke bërë kështu edhe përmbylljen e këtij manifestimi. / KultPlus.com

Të ngjajshme