Mbretëresha Beyoncé, e stolisur edhe një herë tjetër me shkëlqimin e Valdrin Sahitit

19 Gusht, 2023 - 1:39 pm

Ikona e muzikës, Beyoncé, së fundmi është shfaqur edhe një herë tjetër me një veshje të stilistit kosovar, Valdrin Sahiti, shkruan KultPlus.

Ky i fundit e tregon këtë sukses përmes një postimi të bërë në “Facebook”, duke thënë mes të tjerash: “Faleminderit mbretëreshë, që na besove punën edhe një herë tjetër”.

“👑 Mbretëresha @beyonce faleminderit që na zgjodhët edhe një herë! 🙌 Talenti juaj i pashoq vazhdon të na frymëzojë dhe fuqizojë të gjithëve. Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, ju jeni një fener i vërtetë frymëzimi. 🌟 Jemi përgjithmonë mirënjohës. 💖 #BeyonceAppreciation #QueenBey #Inspiration”, shkruan Sahiti.

Të ngjajshme