Mikail Akal, piktori 7-vjeçar që ka hapur 7 ekspozita, veprat e të cilit shiten mijëra euro

18 Janar, 2020 - 3:58 pm

Mikail Akal është vetëm 7 vjeç, por pikturat e tij kanë bërë për vete të pasionuarit e artit.

Ai jeton në Këln të Gjermanisë dhe stili i tij është krahasuar nga shtypi gjerman dhe ndërkombëtar si ai i Pikasos apo Pollock.

Mikail ka mbi supe 7 ekspozita, 90 vepra të shitura dhe mijëra euro të fituara, pjesa më e madhe e tyre e destinuar për bamirësi. Një talent i zbuluar shumë shpejt, që në moshën 4 vjeçare, njësoj siç ka ndodhur me të tjerë artistë të mëdhenj botëror, si për shembull bashkëmoshatari i tij australian Cassie Swirls dhe ish baby-piktorët Kieron Williamson dhe Aelita Andre.

Kieron, që sot është gjashtëmbëdhjetë vjeç, në moshën 10 vjeçare kishte fituar 2 milion stërlina falë pikturave të tij.
Ndërsa 12-vjeçarja Aelita, e cilësuar si ‘Pollock e mileniumit të tretë’ ka filluar të ekspozojë pikturat e saj nëpër botë që ku ishte 2 vjeç.

Ajo është bërë e njohur në 2013 për performancën e saj live në filmin ‘Bukuria e madhe’ e Paolo Sorrentinos. /balkanweb/ KultPlus.com

Të ngjajshme