Në radhë për të djegur trupin e vëllait të vdekur, fotografia japoneze si simbol i forcës

8 Dhjetor, 2021 - 12:12 pm

Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1945), një djalë japonez qëndroi para një krematoriumi, dhe priti radhën e tij për të djegur vëllain e tij të vogël i cili kishte vdekur.

Joe O’Donnell, personi që bëri fotografinë  në Nagasaki kishte thënë në një intervistë, se djali po kafshonte buzët aq fort që të mos qante, saqë gjaku i rridhte nga cepi i gojës.

Joe O’Donnell

Pikërisht atëherë roja i kërkoi trupin e të vdekurit dhe i tha: “Më jep ngarkesën që mban në shpinë”. Dhe djali u përgjigj: “Ai nuk është ngarkesë, ai është vëllai im”.

Ai e dorëzoi trupin, u kthye dhe u largua…. Në Japoni, edhe sot, ky imazh përdoret si simbol i forcës./ KultPlus.com

Të ngjajshme