Në Vjenë, hapet sot “Ekspozitë me motive nga Ulqini”

19 Dhjetor, 2022 - 9:23 am

Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë do të prezantohet sot “Ekspozitë me motive nga Ulqini”, përcjell KultPlus.

Në këtë ekspozitë, do të prezantohen me punën e tyre, fëmijë dhe gra nga Ulqini, pjesëtarë të punëtorisë artistike nga Ulqini e cila udhëhiqet nga piktorja Prof. Vahida Hasanaga Nimanbegu. Ata sjellin në Vjenë punime me motive të veshjeve kombëtare nga Ulqini.

Hapja e ekspozitës bëhet sot, më datë 19 dhjetor, në pra 10:00, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Laurenzerberg 2, 1010 Wien.

Ekspozita realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë./ KultPlus.com

Të ngjajshme