Nga Koloseu tek ura e Londrës, imazhet e rralla nga një prej fotografëve të parë në histori

23 Mars, 2021 - 7:00 pm

Afro 200 imazhe nga një prej fotografëve të parë të historisë, William Henry Fox Talbot, do të dalin në shitje në Nju-Jork muajin e ardhshëm, duke iu ofruar koleksionistëve një vështrim të rrallë në Britaninë e hershme Viktoriane.

Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby, e cila po merret me shitjen, koleksioni është padyshim pjesa më e rëndësishme e fotografive të shekullit të 19-të që kanë dalë në treg.

Imazhet përshkruajnë skena të brendshme dhe të jashtme, që mbulojnë arkitekturën dhe jetën e përditshme në vitet 1840.

Talbot, një shkencëtar dhe shpikës anglez, gjithashtu shkrepi portrete të ndryshme të anëtarëve të familjes dhe miqve, ndërsa eksperimentoi me teknologjinë e tij pioniere të kamerës.

Ofruar në ankand si një pjesë e vetme, koleksioni përfshin mbi 70 fotografi dhe tri albume me imazhe të shtypura. Ai gjithashtu përfshin versione të rralla të botimit të Talbot “Sun Pictures in Scotland” i cili dokumenton udhëtimet e tij nëpër Skoci, si dhe disa pjesë të veprës së tij të famshme “Lapsi i Natyrës”.

Më poshtë gjeni foto galerinë./a2/ KultPlus.com

Të ngjajshme