Një artist nga Kosova synon postin e drejtorit të Galerisë së Arteve në Shqipëri (FOTO)

19 Tetor, 2017 - 10:51 pm

Ministria e Kulturës në Shqipëri shpalli më 3 tetor konkursin për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, pas mbarimit të mandatit katërvjeçar të drejtorit aktual Artan Shabani i cili ka zgjedhur të mos rikandidojë sërish në postin drejtues, shkruan KultPlus.

Por, është një artist nga Kosova që po synon këtë post.

Artisti kosovar Erzen Shkololli i cili është bërë i njohur si autor e kurator i ekspozitave dhe bienaleve ndërkombëtare, tashmë është kandidat potencial për të marrë këtë post, përderisa pritet nëse do të arrijë të bëhet drejtor i Galerisë së Arteve apo jo pasi edhe tre kandidatët tjerë që po garojnë për drejtorin e Galerisë Kombëtare, Helidon Haliti, Kreshnik Xhiku dhe Artur Çela, kanë një karrierë të pasur artistike.

Afati për aplikim është mbyllur më 16 tetor. /KultPlus.com

Të ngjajshme