“Një Ditë e Zakonshme Shtatori”, ekspozita e radhës në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

16 Shtator, 2019 - 12:00 pm

Galeria e Ministrisë së Kulturës vazhdon programin e saj artistik me ekspozitën e radhës të piktorit Vehbi Murati.

I rritur në vitet e nëntëdhjeta, ambienti i trazuar politik për popullin shqiptar të Kosovës, pashmangshëm se kishte ndikim edhe në shprehjen emocionale e artistike të Vehbiut. Dhe jo vetëm zhvillimet fund-shekullit të kaluar në Kosovë, por edhe ato të dy dekadave të para të shek. XXI., pasqyrohen në habitatin personal kulturor të piktorit Vehbi Murati.

Ekspozita e titulluar “Një Ditë e Zakonshme Shtatori” përbëhet nga piktura të cilat autori i ka realizuar viteve të fundit dhe janë kryesisht të formateve të mëdha. Në to paraqiten kryesisht situata të “zakonshme” të cilat mund të jenë të një dite të zakonshme shtatori, sikur që na sugjeron titulli i kësaj ekspozite.

Ekspozita ka për kurator Mehmet Behlulin, ndërkaq drejtohet nga koordinatorja e GMK-së, Dhurata Ramosaj-Shala.

“Një Ditë e Zakonshme Shtatori”, hapet të enjten mbrëma, më 19 shtator në GMK. / KultPlus.com

Të ngjajshme