Një portret për Fadil Vokrrin (FOTO)

29 Qershor, 2019 - 5:30 pm

Një i ri nga Suhareka ka krijuar një portret për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Artisti Rilind Morina, këtë pikturë e ka bërë me stilolaps.

Sipas artistit puna e palodhshme e Fadil Vokrrit për futbollin kosovar, e ka motivuar atë që ta punojë portretin e tij.

Rilindi ditë më parë ka realizuar edhe një pikturë të ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Ai është i diplomuar në Fakultetin e Arteve.

Të ngjajshme