Një student e ha bananen që ishte ekspozuar në muze si instalacion arti

1 Maj, 2023 - 1:45 pm

Pasi ishte i uritur, një student arti i Koresë së Jugut hëngri një banane që ishte pjesë e një instalacioni të artistit Maurizio Cattelan, duke thënë se ishte “i uritur” pasi nuk kishthe ngrënë mëngjes.

Pasi hëngri bananen, studenti, Noh Huyn-soo, ngjiti lëkurën e saj në mur.

Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend, raportuan mediat lokale.

Muzeu i Artit Leeum nuk iu përgjigj një pyetjeje me email nga BBC. Megjithatë, iu tha mediave se nuk do të pretendojë dëmshpërblim ndaj studentit, raporton BBC.

Bananja e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy ose tre ditë.

Noh më vonë tha për mediat lokale se ai e shihte punën e Cattelan si një rebelim kundër një autoriteti të caktuar. “Mund të ketë një rebelim tjetër kundër rebelimit,” tha studenti i Universitetit Kombëtar të Seulit për KBS.

Kjo nuk është hera e parë që bananet e përdorura për punën e Cattelan hahen nga një vizitor.

Në vitin 2019, artisti i performancës David Datuna tërhoqi bananen nga muri pasi vepra e artit u shit për 120 mijë dollarë në Art Basel në Miami.

Vepra artistike e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej nga një banane e ngjitur me shirit në një mur në Leeum Musuem of Art të Seulit. / KultPlus.com

Të ngjajshme