Një vepër e Ibrahim Kodrës në Artkand, çmimi fillestar prej 3 mijë eurove

4 Korrik, 2021 - 9:01 am

Në episodin e 18-të Artkand zgjodhi të prezantojë për publikun një vepër të Ibrahim Kodrës.

Firzamonicisti, Përmasat: 51 X36, Viti 1992, Teknikë e përzier në cartone schoeller, Çmimi: 3000 euro.

I cilësuar nga Paul Eluard si primitivi i qytetërimit të ri, mjeshtri Kodra spikati për personalitetin e tij artistik.

Kjo vepër e një koleksioni privat I përket ciklit “Muzikanti” që maestro Kodra i kishte shumë përzemër dhe ka realizuar shumë të tilla që nga vitet ’60 deri në fund të jetës së tij. Cikli i veprave “Muzikanti” janë të shumta si violinisti, kitaristi, firzamonicisti, saksofonisti, trompetisti kontrabasisti, flautisti.

Ka shumë koleksionist që posedojnë vepra të Kodrës, të blera në ankande të ndryshme. Përveç koleksionistëve shqiptarë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonise janë shume aktiv në këtë drejtim.

Silvio Berluskoni posedon një koleksion të veprave të Kodrës me 41 punime.

Një tjetër punim, është zbuluar te shtëpia e Dario Fo-së.

Mjeshtri që e dashuroi deri në fund vendlindjen e tij, realizoi “Shqipëria Fantastike” në vitin 1997, kohë kur në shtypin botëror flitej për një Shqipëri në luftë.

Vepra e tij Firzamonicisti do të qëndrojë në ankand për të paktën një javë.

Në pjesën e dytë të programit, në Galerinë Artkand u prezantuan, Vilson Halimi-Peizazh-Vaj në pëlhurë-Viti 1979-Permasat 50×60 cm-Çmimi 1700 €.

Qirjako Meniko-Peizazh-Vaj ne kanavace-Permasat 53×71 cm-Viti 2007-Çmimi 1000€.

Këta janë artistë që kanë krijuar imazhin e tyre të rëndësishëm dhe janë tepër të kërkuar nëpër koleksionet shqiptare. Dhe peizazhet që sjellin janë tipike shqiptare.

Andrea Mano-Projekt monument minatori, Përmasat Lartesia 35cm, gjeresi 19cm, thellesi 12cm. Derdhur ne aliazh alumini- Çmimi 1500€ përmbylli programin e 18./top channel/KultPlus.com

Të ngjajshme