займ на карту онлайн потребительский кредит

Për një selfie, turisti dëmton statujën antike dhe rrezikon 5 vite burg

3 Gusht, 2020 - 4:00 pm

Një turist austriak ka dëmtuar një skulpturë me vlerë të Antonio Canovas, “Paolina Borghese”, në muzeun e Possagnos (Treviso) për të bërë një selfie.

 Turisti u arratis, pa e kuptuar se ishte filmuar nga kamerat e muzeut, ndërsa tani rrezikon pesë vjet burg dhe gjobë deri në 30 mijë euro. 

Lajmin e bëri të ditur kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili është njëherazi dhe president i fondacionit “Antonio Canova”.

“Pas rihapjes së muzeve, dhe mes tyre ai i Possagnos, ka një episod të bujshëm, i cili nuk vjen nga vizitorët italianë ose nga qytetarë jo të BE-së, por nga një turist austriak që ka vendosur të pozojë për një selfie, i ulur në Borghese Paolina, duke thyer gishtërinjtë e saj”, tha Sgarbi.

Ndërsa shtoi më tej: “Kërkoj nga policia dhe drejtësia qartësi dhe ashpërsi, që të identifikojë vandalin e pavetëdijshëm dhe që ai të mos ia hedhë pa u ndëshkuar”./abcnews.al / KultPlus.com

Të ngjajshme