Piktura e këngëtarit Ed Sheeran mbledh më shumë se 51 mijë dollarë

17 Mars, 2021 - 10:10 pm

Një pikturë e Ed Sheeran ka mbledhur më shumë se 51 mijë dollarë për një organizatë bamirësie të kancerit.

Kampanja e Kancerit në Suffolk, kishte organizur një lotari, ku persona të ndryshëm mund të ishin fitues të pikturës, vetëm me blerjen e një bilete 20 dollarëshe.

Vepra artistike abstrakte shumëngjyrëshe e 30-vjeçarit,e titulluar Splash Planet, u fitua nga Claire Faynor nga Vermonti.

CCis- Fushata e Kancerit në Suffolk ka mbledhur rreth 51 mijë dollarë përmes shitjes së biletave dhe donacioneve të ndryshme.

Karen Hire, shefja ekzekutive e CCiS tha se ishte tejet e kënaqur nga përkrahja.

Këngëtari, Sheeran më parë dhuroi një pikturë tjetër, të quajtur Dab 2, në një ankand bamirësie, ku u shit për 40 mijë dollarë.

Sheeran tha se piktura ishte “një nga ato më të shkëlqyerat” e parë në kopertinën e këngës së tij, Afterglow.

Sheeran pikturoi Splash Planet dhe Dab 2 pas turneut të tij botëror Divide, i cili përfundoi me një seri koncertesh të kthimit në Ipswich në 2019./ KultPlus.com

Të ngjajshme