Piktura e Tefta Tashko Koços fiton çmimin e parë në Angli

13 Mars, 2019 - 12:10 pm

Piktura në vaj e divës shqiptare Tefta Tashko Koço, e titulluar ‘Perla’, pikturuar nga piktorja Suela Pulaha Brown ka shënuar një sukses në Angli.

Brown morri pjesë me këtë pikturë në Ekspozitën e Festivalit të Artit 2019, të zhvilluar përgjatë muajit Shkurt në Galerinë e Arteve të qytetit Nuneaton, Angli, ku dhe u vleresua me Çmimin e 1-rë në kategorinë e portretit, si dhe me trofeun David Wilson. Piktura u përzgjodh nga rreth 700 piktura që morën pjesë në konkurrim. Piktura e Divës Shqiptare, tërhoqi vëmendje të veçantë të kritikës si dhe publikut artdashës në Angli./ Tema/ KultPlus.com

Të ngjajshme