Piktura e uiskit të parapëlqyer të Churchill shitet mbi një milion euro

18 Nëntor, 2020 - 9:14 am

Një pikturë nga Winston Churchill, që paraqet uiskin e parapëlqyer të pushtetarit britanik, u shit sot për 983 000 stërlina, pak më shumë se një milion euro, komunikoi shtëpia e ankandit “Sotheby’s”.

Natyra e qetë përshkruan një shishe “Johnnie Walker Black Label”, një pije që ai e konsumonte shumë, si edhe një shishe raki, një dekander dhe dy gota.

Piktura u nxorr në ankand me një vlerësim të lartë prej 250 000 stërlinash (rreth 277 000 euro).

Ajo u realizua nga Winston Churchill në rezidencën e familjes Chartwell në vitet 1930.

Një pikturë tjetër nga Winston Churchill, “The Goldfish Pond at Chartwell”, u shit për një rekord prej 1,8 milionë stërlinash në “Sotheby’s” në 2014./AFP/ KultPlus.com

Të ngjajshme