Portrete magjepsëse të valltarëve në peizazhe befasuese

5 Tetor, 2021 - 12:00 pm

Eric Paré është një artist vizual kanadez, krijues i projekteve të ndryshme që kombinojnë dhe diskutojnë mbi dritën, hapësirën, kohën dhe ekzistencën e trupit të njeriut.

Në serinë e tij ‘LightSpin’, artisti kap fotografi mbreslënëse të ekspozimit të gjatë të valltarëve dhe atletëve që pozojnë para peizazheve të bukura. ‘LightSpin’ është një projekt eksperimental i artit të fotografisë që gjen burimin e tij në një teknikë unike të pikturës së dritës, transmeton KultPlus.

Vallëzimet e tyre të shkurtra kryhen në errësirë të plotë, drita u drejtohet subjekteve për të zbuluar format dhe lëvizjet e tyre, duke kapur kështu kalimin e tyre në një hapësirë të përcaktuar. /KultPlus.com

Të ngjajshme