Portretet e 99 grave në Newborn, debat në rrjete sociale

9 Qershor, 2019 - 4:20 pm

Portretet e 99 grave të suksesshme shqiptare në NewBorn, të vendosura me iniciativën e Lauren Peace, pos ekzaltimit kanë zgjuar edhe debate të ndryshme në rrjetet sociale.

Meqë çdo vit obelisku NewBorn ka një pamje tjetër, Peace vendosi që të vendoste kësaj here 99 portrete të grave të suksesshme në Kosovë. Shumë prej tyre po kritikohen se nuk e kanë vendin në këtë listë, e për të tjerat po kërkohet të jenë pjesë e këtij instalacioni artistik.

‘Reclamation’ është emri i instalacionit, ndërsa në mesin e grave që janë pjesë e instalacionit janë edhe Lendita Zeqiraj, HAVEIT, Kaltrinë Krasniqi, Vasfije Krasniqi Goodman, Feride Rushiti, Atifete Jahjaga e emra të tjerë.

Me anë të statuseve në rrjete sociale, plot njerëz kanë dalë me qëndrimet e tyre, për mungesën e emrave si Majlinda Kelmendi – një prej sportisteve më të mira në botë, apo edhe për mungesën e grave të cilat tash e disa vite janë në krye të mediave kryesore në vend.

Të ngjajshme