Profesor Doli me studentët e arkitekturës duke punuar parullat e ’97-s (FOTO)

1 Tetor, 2018 - 11:30 am

Më 1 tetor, e hënë, bëhen 21 vjet nga mbajtja e një prej protestave që pat tronditur opinionin vendor dhe ndërkombëtar gjatë okupimit serb në Kosovë.

Studentët bashkë me profesorët e tyre kishin përgatitur një protestë e cila do të merrte bujë të madhe, e disa prej udhëheqësve të asaj kohe do të katapultoheshin në çështje politike, duke vazhduar deri më sot, shkruan Ndertimi.info.

Me këtë protestë ata kërkonin lirinë dhe respektimin e drejtave të njeriut, që shkeleshin në çdo sekondë anekënd Kosovës. Mirëpo, liria te ata kuptonte edhe largimin e forcave serbe nga Kosova.

Më poshtë do t’iu sjellim disa fotografi të publikuara vitin e kaluar, një ditë para 20 vjetorit, nga profesori i Arkitekturës, Flamur Doli. Në këto fotografi shihet se si profesor Doli dhe studentët e arkitekturës punonin parullat e asaj proteste. Parullat u punuan të gjitha me dorë, siç mund të shihen edhe në fotografi.

Të ngjajshme