Publikohet logo zyrtare e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (FOTO)

2 Janar, 2018 - 3:00 pm

17 shkurti i vitit 2008 është datat e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kësisoj, 2018-ta sjellë plotë 1 dekadë që Kosova gëzon këtë status dhe tashmë është e lirë e e pavarur. E përgatitjet për të festuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, veçse kanë filluar, shkruan KultPlus.

Nisën më publikimin e logos, të cilën e bëri publike dje presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook.

Logoja zyrtare e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, padyshim që vjen me ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës dhe vjen në tri gjuhë, atë shqip, serbisht dhe anglisht.

“Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po i bënë 10 vjet pavarësi. Ne po i bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mesin e kombeve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Për dallim nga vitet e tjera, sivjet është hera e parë që përgatitjet për festën e Pavarësisë së Kosovës, nisin më herët./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme