Publiku në karantinë imiton veprat e artit, nisma e Muzeut ‘Getty’ (FOTO)

5 Prill, 2020 - 11:02 am

Muzeu “Getty” në Los Anxhelos sfidon publikun nga shtëpia të imitojë me mjete rrethanore veprat e artit.

Ndërsa institucionet e kulturës në vendet e prekura me virusin korona kanë kyçur dyert, drejtuesit e tyre po mendojnë për metoda alternative për të afruar publikun me artin në këto të vështira. Ka marrë vëmendje nga mediet ndërkombëtare iniciativa më e fundit e museut “Getty” në Los Anxheles, ku stafi ka sfiduar publikun nga shtëpia të imitojë me mjete rrethanore veprat e artit. ” Ju sfidojmë të rikrijoni veprat e artit me ndihmën e njerëzve dhe objektet që keni në shtëpi. Zgjidheni ju vetë veprën tuaj të preferuar.

Zgjidhni tre sende që mund të keni në shtëpi, dhe rikrijojeni veprën”. Thirrja e Muzeut “Getty”,në mediet sociale duket se ka nxitur shpirtin kreativ të shumë njerëzve të cilët kanë përshtatur vepra madhore, duke marrë mjaft pëlqime nën logon #GettyMuseumChallenge.

Disa prej imitimeve më simpatike të njerëzve në kushtet e izolimit, muzeu i ka ripublikuar në rrjetet sociale përbri veprave origjinale. Iniciativa këto, që shpresohet të nxisin të tjera, pse jo edhe në vendin tonë.

Pasi në raste të tilla as kostoja nuk mund të jetë justifikim. Me vullnet të mirë, institucionet e artit mund të japin pse jo, një frymë shprese dhe optimizmi duke bashkëvepruar me  publikun nga shtëpia. /shqiptarja/ KultPlus.com

Të ngjajshme