Puna e grave kosovare prezantohet në Sofje për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

19 Shkurt, 2020 - 2:00 pm

Për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u organizuan aktivitete të shumta kulturore, jo vetëm në Kosovë por gjithandej ku janë shqiptarët, shkruan KultPlus.

Një ekspozitë që bëri bashkë punimet e artisteve nga Kosova si:

Nën tingujt e muzikës së Nexhmije Pagarushës, në Sofje u hapë ekspozita që mblodhi punimet e pesë artisteve nga Kosova: Zake Prelvukaj, Shqipe Kamberi, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci- Firzi, Zana Ramadani si dhe prezantoi punën e grave stoike dhe fisnike të Krushës së Madhe. Prezente ishte edhe përfaqësuesja e këtyre grave, Fahrije Hoti e cila historinë e tyre e shpalosi para të pranishmëve.

Ky event ishte i dedikuar për pjesën më sublime të popullit tonë, grave të Kosovës, në shenjë mirënjohje për kontributin e pazëvendësueshëm të tyre në rezistencën, çlirimin dhe sot zhvillimin e Kosovës.

Këtë natë e bënë edhe më të mirë produktet e Kooperativës së Grave të Krushës. / KultPlus.com

Të ngjajshme