26 Gusht, 2025 - 11:58 am
Prej më shumë se një dekade, NET/RRJET ka krijuar ura të reja komunikimi përmes artit bashkëkohor, duke sjellë së bashku artistë, studentë, pedagogë dhe profesionistë të fushave të ndryshme krijuese.
Këtë vit, organizata Expoart.40 prezanton edicionin e 13-të të Punëtorisë Krijuese, që zhvillohet në Prishtinë nga data 25 deri më 29 gusht 2025, duke e shndërruar qytetin në një laborator idesh, eksperimentimi dhe dialogu kulturor.
Hapësirë e guximit dhe eksperimentimit
“NET/RRJET” nuk është vetëm një punëtori – është një platformë bashkëpunimi ku idetë sfidojnë kufijtë dhe marrin forma të reja shprehjeje. Për pesë ditë, pjesëmarrësit do të përfshihen në një proces intensiv ku arti takohet me teknologjinë, psikologjinë kreative dhe narrativën urbane. Ky edicion synon të theksojë se arti bashkëkohor nuk është i izoluar nga realiteti ynë, por një mjet i fuqishëm për reflektim, vetë-shprehje dhe ndërveprim shoqëror.
Punëtoria do të përfshijë:
Edicioni i sivjetëm do të orientohet në disa nga temat më të mprehta të kohës sonë:
Më shumë se një punëtori: një rrjet i qëndrueshëm
Që prej themelimit, Expoart.40 ka synuar të krijojë një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi mes brezave të artistëve, duke i ofruar hapësira ku eksperimentimi dhe dialogu kulturor marrin përmasa konkrete. “NET/RRJET” është dëshmi e bindjes se arti është gjuhë universale që tejkalon kufijtë dhe lidh komunitete të ndryshme në një hapësirë të përbashkët reflektimi dhe krijimtarie.
Mbështetja institucionale
Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës – Drejtoria për Kulturë, ndërsa do të përcillet nga KultPlus si sponsor medial ekskluziv.
Lokacioni: Rezidenca 17 | Prishtinë.
Ekipi EXPOART.40./ KultPlus.com