Restaurohet ikona “Mbledhja e Kryeengjëjve”

12 Shkurt, 2019 - 4:00 pm

Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit kanë kryer ndërhyrje konservuese – restauruese në ikonën “Mbledhja e Kryeengjëjve”, marrë nga Kisha e Shën Mëhillit në Mingul të Gjirokastrës.

Ikona është pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

Gjendja fillestare e ikonës ishte mjaft e degraduar, për këtë arsye specialistët realizuan ndërhyrjen e parë emergjente mbi të, për të vijuar më tej me ndërhyrjet konservuese – restauruese të cilat bënë të mundur nxjerrjen në dritë të një tjetër thesari./ KultPlus.com

Të ngjajshme