Së shpejti fillon festivali i fotografisë ‘Lens Fest’, hapet thirrja për vullnetarë

23 Korrik, 2021 - 8:59 pm

Për herë të parë pas pesë viteve, në Kosovë vjen Festivali i Fotografisë ”Lens Fest”, i organizuar nga fotografja ferizajase, Bardha Goga, përcjell KultPlus.

Festivali pritet të fillo nga data 20 gusht e këtij viti, deri më 24 gusht dhe do të mbahet në qytetin e Ferizajit.

Në faqen zyrtare të Festivalit është hapur edhe thirrja për vullnetarë, aplikimet e të cilëve mund të dërgohen në [email protected], ndërkaq afati i fundit për aplikim është me 30 korrik 2021. / KultPlus.com

Të ngjajshme