Shpallen katër finalistët e çmimit ‘Ardhje’

1 Korrik, 2019 - 4:13 pm

Çmimi ARDHJE ka kënaqësinë të shpallë 4 artistët finalistë për vitin 2019.

Eljan Stefa, Blerta Hoçia, Matilda Odobashi dhe Endri Dani janë finalistët e çmimit të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri.

Secili nga 4 finalistët do të prezantojë një projekt të ri artistik në Zeta Gallery në muajin nëntor.

Fituesi i rezidencës 2 mujore në Residency Unlimited NY, do të shpallet në inagurimin e ekspozitës.

Çmimi ‘Ardhje’, është një çmim ndërkombëtar për artistët vizualë bashkëkohorë shqiptarë, deri në moshën 35 vjeç.

Iniciuar në vitin 2005 nga TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë, u bë pjesë në 2007-ën, e rrjetit rajonal YVVA – “The Young Visual Artists Awards”, në Evropën Qendrore dhe Juglindore (Republika çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria), mbështetur nga “The Trust for Mutual Understanding” – fondacion privat në Nju Jork. N

ga viti 2018, çmimi “Ardhje” organizohet nga ZETA, qendër për artin bashkëkohorë në Tiranë përmes një thirrjeje të hapur për konkursin dyvjeçar dhe ekspozitën e artistëve finalistë.

Çmimi “Ardhje 2018” është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, “The Trust for Mutual Understanding” – Nju Jork dhe “Residency Unlimited” – Nju Jork.  / KultPlus.com

Të ngjajshme