Shpallet i hapur konkursi për çmimin “Artistët e së nesërmes”

27 Gusht, 2019 - 3:00 pm




Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka shpall të hapur konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2019 për artistët e rinj të Kosovës deri në moshën 35 vjeçare, thuhet në njoftim, transmeton KultPlus.com

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetët nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Afati i fundit për aplikim është 27 shtator 2019.
Rezultatet e konkursit do të shpallen më së voni deri më 4 tetor 2019.

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2020, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2020.

Artistët që punojnë në fushën e artit bashkëkohor, që përfshijnë punën në pikturë, skulpturë, grafikë, vizatim, instalacion, fotografi, video, mediat e reja dhe art performues inkurajohen të aplikojnë. Artistët nuk mund të aplikojnë me punë në artet aplikative, dizajn, teatër, vallëzim dhe film artistik.

Mbështetësit kryesor të “Artistëve të së nesërmes” 2019 janë: Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) zyra në Prishtinë. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë.

Për procesin e aplikimit dhe të dhënat tjera të detajuara drejtohuni tek linku mëposhtë. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/532992444109044/

Të ngjajshme