займ на карту онлайн потребительский кредит

Sokol Beqiri do të prezantohet me ekspozitë personale në Shqipëri

Mars 14, 2019 - 9:00 pm

“As Mik as Armik”, titullohet ekspozita e artistit Sokol Beqiri i cili kësaj radhe do ta shfaqë punën e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, shkruan KultPlus.

GKA përmes një postimi ka ftuar të gjithë që të jenë pjesë e kësaj ekspozite që do të mbahet më 22 mars, prej orës 19:00. Kjo është njëherit edhe ekspozita e parë e artistit Sokol Beqiri në Shqipëri.

Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë dhe në përkujtim të 20 vjetorit të intervenimit humanitar të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Ekspozita “As Mik as Armik” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 2 qershor 2019./ KultPlus.com

Të ngjajshme