займ на карту онлайн потребительский кредит

Somer Şpat, fitues i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019

6 Dhjetor, 2019 - 11:32 pm

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë e përfundoi edhe këtë edicion, duke shpallur kështu fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe, fitues i këtij çmimi, ishte artisti Somer Şpat i cili u prezantua me projektin ”Ne i ndërtojmë hekurudhat, hekurudhat na ndërtojnë neve”, projekt ky që trajtonte sistemin hekurudhor, dikur simbol i modernizmit dhe entuziazmit kolektiv.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, ishte e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhove, Qendresa Deda, artiste e cila ishte fituese e këtij çmimi në edicionin e kaluar të këtij programi, Adam Kleinman nga Fondacioni Kadist Art, Sezgin Boynik teoricient dhe redaktor si dhe Jelena Vesic.

Juria para dhëniën së çmimit, vlerësuan shumë lart punën e artistëve, duke deklaruar kështu se për ta ka qenë një gjë shumë e vështirë të përzgjedhin vetëm njërin prej tyre.

”Ne vlerësuam mbi të gjitha ishte intelegjencën dhe saktësinë e instalacionit, një punë që tregon se ka potencial të madh në punën e artistët”, u shpreh Qëndresa Deda.

”Këtë projekt e kam filluar në vitin 2016 dhe në fakt akoma nuk është i përfunduar. Jam inspiruar nga stacioni hekurudhor që është në mes të qytetit të Prizrenit, hekurudha është jofunksionale, projekti im tenton të ruaj këtë ”monumet” të qytetit të Prizrenit”, potencoi ai për KultPlus.

Çmimi ”Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuale, pjesë e dhjetë çmimeve të ngjashme të organizuara në Evropën Qendrore dhe Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashëkohor dhe shoqërisë civile.

Çmimi ”Artistët e së nesërmes” 2019, organizohet nga Stacioni-Qendra për Art Bashëkohor Prishtinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme