займ на карту онлайн потребительский кредит

Strehimorja në lagjen ‘Bregu i Diellit’, shndërrohet në Strehimore të Artit

15 Maj, 2020 - 10:40 am

Në mungesë të hapësirave të mjaftueshme për të ekspozuar koleksionet e vlefshme që Galeria e Arteve të Kosovës posedon, tashmë kanë nisur punimet për një hapësirë që do të bëhet strehë e këtyre punimeve, shkruan KultPlus.

Tashmë kanë nisur punimet në rivitalizimin e Strehimores në rrugën ‘Enver Maloku’ në Bregun Diellit.

Komuna e Prishtinës në partneritet me Galerinë Kombëtare të Kosovës e kanë konceptuar projektin i cili Strehimoren në lagjen Bregu i Diellit e shndërron në Strehimore të Artit.

Projektet dhe hapësirat e tilla janë të rëndësishme për zhvillimin e artit e kulturës në Prishtinë dhe emancipimin e të gjithëve pa dallim.

“Na shkoftë mbarë ky projekt dhe të vazhdojmë angazhimin për të kontribuar që të kemi jetë kulturore sa më të pasur në Kryeqytet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

Të ngjajshme