Studentët e Kolegjit Universum prezantojnë koleksionet e tyre në Prishtina Fashion Night

25 Maj, 2021 - 2:56 pm

Studentët e Dept. Dizajn Mode në Kolegjin Universum mahnitën publikun me kreacionet e tyre në Prishtina Fashion Night. Studentët ishin pjesë për herë të parë në evenimentin më të rëndësishëm të modës në vend. Ata u përfaqësuan denjësisht me koleksionin për fëmijë dhe për të rritur.

Kolegji Universum do të vazhdoj t’i ofroj studentëve mundësi të arta për t’u rritur në karrierë dhe shumë shpejt do të jetë pjesëmarrës edhe në evente të tjera të rëndësishme.

Duke prodhuar një koleksion të rrobave të modës, sintetizuar kërkimin dhe hartimin në vizatimet e punës, rezultatet përfundimtare, studentët po ndjekin ciklin e plotë të modelimit dhe prodhimit të modës.

E poashtu Kolegji Universum u ofron studentëve pajisje të specializuara në të dy kampuset. Kjo përfshin bibliotekën, laboratorin e dizajnit të modës, pajisje dhe mjete profesionale, makina qepëse, manikene etj. 

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal.  

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët që nga viti i parë në Kolegjin Universum ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme