Studio kineze krijon mikro bibliotekën për biçikletat e braktisura

9 Maj, 2019 - 3:00 pm

Studio kineze e arkitekturës “LUO Studio” ka krijuar një mikro bibliotekë për fëmijët, e cila është e projektuar t’i bashkëngjitet biçikletave të braktisura, e të papërdorura.

I dizajnuar për fëmijët, ky objekt synon të dëshmojë se si mund të krijohet diçka funksionale nga diçka e papërdorshme, transmeton Ndërtimi.info.

“Gjatë procesit të ndërtimit ato kanë konsumuar mjaft materiale të papërpunuara industriale,  që janë shkelur në hapësirën e paktë publike urbane dhe janë hedhur në grumbuj të tmerrshëm materialesh jo të përdorshme”  u shpreh themeluesi i studios  “LUO”, Luo Yujie.

“Si një projektues që jeton në qytet, unë kam menduar për mundësinë për ripërdorimin miqësor të këtyre bicikletave të braktisura”, shtoi Luo.

Studio LUO mori një biçikletë të braktisur dhe e ktheu atë në një objekt të përforcuar me katër rrota.

LUO Studio designs a children's micro library from recycled abandoned bicycles

Kur është e palëvizshme, guaska metalike në anën e pasme të biçikletës hapet dhe ngjason me një insekt, duke mundësuar kështu të gjenden të gjitha librat që ruhen brenda.

E rafti i parë nga poshtë ka hapësirë të mjaftueshme që fëmijët të ulen dhe të lexojnë.

LUO Studio designs a children's micro library from recycled abandoned bicycles

E mira e këtij projekti inovativ është se lehtësisht mund të transportohet kudo./Ndërtimi.info/

Të ngjajshme