Thirrje për vullnetarë për ekspozitën “Mapping of the Obscurity”

20 Maj, 2019 - 6:40 pm

Ekspozita “Mapping of the Obscurity” është lëvizja e radhës nga arkitekti Benart Shala.

Pas suksesit të madh me projektin “Architecture through the butterfly effect”, Shala është duke punuar në përgatitjen e ekspozitës “Mapping of the Obscurity” e cila do të mbahet në Lapidariumin e Kosovoës në fund të muajit qershor, nga 24 deri më 17 qershor.

Ekspozita do të paraqesë një instalim në lidhje mes animacioneve të pamjes / foto-kornizë të arkitekturës duke involvuar artin e profesorit Ferid Morina. Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Kosovës në Lisbonë, Portugali dhe Festivali i Arkitekturës në Kosovë.

Aktualisht, stafi përgatitor i ekspozitës janë në kërkim të studentëve vullnetarë që do të përfshihen në prodhimin e këtij instalimi.

Vetëm 10 studentë me fat do të kenë mundësinë të përfshihen në prodhimin e këtij instalimi. Gjuha angleze (e detyrueshme) që nga ekspozita është e lidhur me ekspozimin ndërkombëtar. (Çdo vullnetar duhet të ketë laptop të vet për projektin). Të gjithë vullnetarët do të kenë njohjen e punës së tyre që do të bëjnë, dhe gjithashtu do të fitojnë një Certifikatë për kontributin/punën. Gjithashtu vullnetarët do të përfitojnë nga ligjëruesit për animacionet kornizë në Adobe Photoshop”, thuhet në faqen zyrtare të aplikimit linkun e së cilës, me më shumë detaje, e gjeni më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe_l6YJFcHpzYLQBl0FFCLdvKcFX2JwaOo7W7sth37THmwKMw/viewform?fbclid=IwAR31_spawbAsyf-1R_arO38qQ5J5yhvuOu_-GUlgt5z7x1s9j80nPVQNbVw /ndertimi.info/ KultPlus.com

Të ngjajshme