U hap ekspozita “Të rinjtë po imagjinojnë”

13 Gusht, 2022 - 10:30 am

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Muajin e Rinisë, i cili ka për qëllim mbështetjen e të rinjve në aftësimin dhe aktivizimin e tyre profesional në nivel qendror dhe lokal, sot para objektit të MKRS-së është mbajtur ekspozita “Të rinjtë po imagjinojnë”.

Kjo ekspozitë është aktivitet i vullnetarëve të qendrës rinore “SHL-Kosova” nga Rahoveci në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa paraqet kufizimet dhe mundësitë e të rinjve në Kosovë. Pjesëmarrës ishin shtatë vullnetarë, nxënës të shkollave të mesme me prirje në fushën e artit pamor. Puna e këtyre të rinjve u monitorua nga koordinatorja e projektit Mehreme Gërguri Krasniqi.

Gjatë ditës ekspozitën e vitiztuan edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komisionit për Rini, Ardian Gola, kryetari i Grupit të Deputetëve të Rinj, Agon Batusha dhe zyrtarë të departamentit të Rinisë nga MKRS.

Ministri Çeku i përgëzoi të rinjtë për punën e tyre përmes së cilës po promovohen vlerat e artit në Kosovë. /KultPlus:com

Të ngjajshme