Vdes Vyacheslav Zaitsev, i ashtuquajturi Christian Diori sovjetik

1 Maj, 2023 - 1:02 pm

Dizajneri rus i modës Vyacheslav Zaitsev, i quajtur ndryshe edhe si Christian Diori sovjetik, vdiq në moshën 85-vjeçare, sipas raporteve të mediave të konfirmuara nga Akademia Ruse e Arteve.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Zaitsev vdiq pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.

Zaitsev e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 1960 me dizajne për punëtorët, por ato u refuzuan nga autoritetet sovjetike për shkak të ngjyrave të tyre të ndezura, transmeton atsh.

Megjithatë, dizajnet e tij tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare dhe ai vazhdoi të veshë një sërë kampionësh nga ekipi rus i patinazhit artistik dhe zonjat dhe stjuardët nga linja ajrore kombëtare e vendit ”Aeroflot”.

Ai gjithashtu projektoi për ekipin rus në Lojërat Olimpike të Moskës 1980 dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Sarajevës 1984.

Zaitsev më vonë u transferua në Paris, ku u bë qytetar nderi i kryeqytetit francez.

Ai themeloi shtëpinë e tij të modës në Rusi, ”Slava Zaitsev”, dhe gjithashtu pati edhe një linjë parfumesh dhe sapunësh./ KultPlus.com

Të ngjajshme