займ на карту онлайн потребительский кредит

Vdiç fotografi Ara Guler që njihej si “Syri i Stambollit”

18 Tetor, 2018 - 2:28 pm

Vdiq sot, në moshën 90-vjeçare, pas një ataku në zemër, fotografi legjendar turk Ara Guler.

Presidenti turk, Erdogan, i cili është fotografuar gjithashtu nga Guler, tha se fotografi legjendar gjithmonë do të mbahej mend “me veprat që la pas”.

I quajtur “Syri i Stambollit”, Guler fitoi famë me portretet e tij bardh e zi të qytetit. Guler i përkiste një familjeje intelektualësh turq. Nëna e tij vinte nga një familje armene, ndërsa babai ishte farmacist.

Në moshën 22 vjeç, ai mori aparatin e tij të parë fotografik, një Rolleicord II. Karriera e tij si fotograf nisi kur iu bashkua një gazete lokale të quajtur ”Yeni Istanbul”, në vitin 1950..

Guler gjithashtu ka fotografuar figura si Winston Churchill, John Berger, Alfred Hitchcock dhe Salvador Dali./ /os/ a.jor/ A.T.SH/ KultPlus.com

Të ngjajshme