Venera Mustafa: Prezantimi i trazirave shoqërore të Kosovës me anë të modës

23 Shtator, 2019 - 5:29 pm

*

Në vitin 1998, Venera Mustafa ishte në Tiranë pasi regjimi serb në Kosovë e kishte detyruar të largohej nga Kosova. Një mësues erdhi në klasë dhe i tha se ajo duhej të paraqitej në zyrën e drejtorit. Burri që dëshironte ta shihte ishte nga Miss Shqipëria, në kërkim të vajzave me trup të gjatë. Venera ishte e tillë. Ajo e realizoi audicionin e saj.

Morri pjesë në garën për Miss Shqipëri, dhe fitoi. Asaj edhe sot ia sjellin në mend këtë ngjarje.

Sot Venera është një kreatore e modës. Arkitektura brutaliste e kryeqytetit, ndërtuar përpara ndarjes së Jugosllavisë, është një influencë në Venerën, njëjtë edhe sikur tradita shqiptare.

Koleksioni i saj i vitit 2018 u realizua në Bibliotekën Komëbtare në Prishtinë.

Venera e ka një dyqan, ku ajo dhe tre punonjës bëjnë punën së bashku. Fillimisht, të përfitosh ishte e vështirë. Në një industri ku dominon tregu i dasmave, Venera thotë se plot dizajnerë në Kosovë janë më shumë si rrobaqepës. Për dallim prej të tjerëve, ajo thotë se ka refuzuar kërkesa për rroba të dasmave.

“Njerëzit kanë thënë që jam arrogante pse nuk kam dashur të bëj rroba dhe fustane të tilla” tregon Venera.

Në një qytet pa agjensi te modeleve, Mustafa ka gjetur plot vajza për të qenë pjesë e projekteve të saj. Midis tyre është edhe Sihana Shalaj, e cila nisi të punonte me Venerën në moshën 16 vjeçare. Shalaj sot është ndër fytyrat kryesore të karrierës së Venerës.

Shalaj ka një fytyrë me tipare të të dyja sekseve, apo në anglisht androgynous.

“Asnjëherë nuk e kisha dëgjuar këtë fjalë. Më pas e gjeta në shumë vende: androgynous. Asnjëherë nuk e kam menduar këtë drejtim” tregon Venera.

“Ka njerëz që nuk do t’i donin kreacionet e mia për shkak që janë shumë të mbuluara, shumë pak të  ngushta, apo shumë të gjata”

Venera Mustafa është dëshmi që skena e modës në Kosovë mund të ketë të ardhme të ndritur.

(Përkthim gjysmak i tekstit botuar në gjuhën angleze në Garage.Vice)

Të fundit

Të ngjajshme